Please enter at least 3 characters.

Ariu kapet nga kamerat e vendosura në një park në Kroaci, veprimet e tij befasojnë të gjithë (Video)

2019/05/Screenshot_1-13.jpg

Në faqen e Facebook të Parkut Kombëtar të Paklenicës në Kroaci, është shfaqur një video e shkurtër në të cilën tregohet një ari.

Ariu papritmas vrapoi drejt një lisi, “përqafoi” atë, pastaj kaloi kamerën dhe u zhduk, përcjell Telegrafi.

Videoja prej rreth 30 sekondash ka nxitur reagime dhe komente të shumta – si rezultat është parë dhe shpërndarë qindra herë.

Ndonëse në Kroaci ky ari ka provokuar reagime pozitive, një i tillë në Kosovë është bërë problem shumë i madh për banorët e fshatrave të Prizrenit.

Kjo pasi që, siç kanë raportuar ata së fundmi, kanë pësuar dëme të mëdha në blegtori. /Telegrafi/