Please enter at least 3 characters.

Arifi i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Ka kaluar koha e zbatimit të njëanshëm të marrëveshjeve

2018/01/Avni-Arifi-per-takimet-e-partite-jo-serbe-ne-takim-me-ramush-haradinaj-foto-Ridvan-Slivova-7-e1530597841900.jpg
14:"Ridvan Slivova

Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi i është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili një ditë më parë ka thënë se platforma e Kosovës për bisedime nuk kanë lënë as edhe një për qind hapësirë për çfarëdo marrëveshje.

Arifi tha se ka mbaruar koha e zbatimit të njëanshëm të marrëveshjeve.

Lexoni të plotë postimin e Arifit në Facebook:

"Deklarata nga Serbia gjithmonë janë në kundërshtim të plotë me frymën dhe karakterin e dialogut.

Serbia vazhdon ta mbaj peng zbatimin e marrëveshjes për energji dhe për këtë tashmë janë në dijeni të plotë të gjithë akterët relevante, përfshirë Berlinin zyrtar.

Ky sensibilizim ndërkombëtar sigurisht se nuk i ka pëlqyer dhe asnjëherë nuk do t'i pëlqejë shefit serb të negociatave, andaj deklaratat malinje për të ardhmen e Kosovës nuk janë asgjë e re për ne.

Kosova mbetet e përkushtuar qe t'i përmbushë të gjitha detyrimet ndërkombëtare por njëkohësisht kërkojmë pa asnjë përjashtim përmbushjen e të gjitha obligimeve nga të tjerët. Ka mbaruar koha e implementimit të njëanshëm të marrëveshjeve". /Telegrafi/