Please enter at least 3 characters.

Arianit Koci, për vdekjen e Astrit Deharit: Kemi dështuar si shoqëri, kjo nuk është Kosova që e kemi ëndërruar!

2016/05/arianit-koci1.jpg

Vdekjen tragjike të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, e ka komentuar edhe avokati Arianit Koci, i cili thotë se për Deharin ka dëgjuar vetëm fjalë të mira.

“Dhimbjen që po e ndiej për vdekjen e Astrit Deharit, nuk po gjej fjalë ta përshkruaj.Sytë me lotë i kam.Nuk e kam njohur personalisht, e as jam përkrahes i opsionit politik që e ka përfaqësuar i ndjeri.Por, shumë fjalë të mira kam dēgjuar për studentin e mjekësisë, Astritin.Me te ka vdekë edhe një pjesë e jona.Thjesht, si shoqëri kemi dēshtuar.Nuk kemi krijuar perspektivë për rininë tanē.Kjo nuk është Kosova që e kemi ëndërruar!” (sic.), ka shkruar Koci. /Telegrafi/