Please enter at least 3 characters.

Ariana Grande dhe Dalton Gomez shfaqen të lumtur krah njëri-tjetrit

2021/06/30090230-0-image-a-12_1593178316527.jpg

Ajo vetëm sa është martuar me Dalton Gomez.

Dhe Ariana Grande në rrjete sociale përherë po sjell imazhe me bashkëshortin e saj, shkruan Daily Mail.

28-vjeçarja në një postim të fundit në Instagram publikoi një video të ëmbël, ku shiheshin duke shkëmbyer puthje.

Grande ishte e veshur me ngjyrë kafe të lehtë, derisa po kalonte kohë me Gomez.

Krijuesja e hitit "7 Rings" mbuloi flokët brune me një kapele, ndërsa shikimi saj ishte padyshim nga Daton.

Çifti njoftoi fejesën e tyre në dhjetor të vitit të kaluar pasi kishin dalë për vetëm njëmbëdhjetë muaj. /Telegrafi/