Please enter at least 3 characters.

Arbnor Morina largohet nga Besa

2016/03/Arbnor-Morina.jpg

Trajneri i mirënjohur kosovar, Arbnor Morina tani e tutje ka mbetur i lirë.
Ish-trajneri i disa skuadrave elitare në Kosovë, ka shkëputur kontratën me klubin e futbollit Besa e Pejës.

Morina këtë gjë e ka konfirmuar vetë nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook.

Ai ka shkruar se marrëveshja për ta lënë Besën është arritur mes tij dhe kryetarit të klubit për të mirën e klubit. /Telegrafi/