Please enter at least 3 characters.

Arbër Zeneli mysafiri i radhës në Telegrafi Sport në Instagram

2020/04/94385991_1569164326570597_6739989167117172736_n.jpg

Arbër Zeneli është mysafiri i radhës në intervistat live që mediumi ynë po i zhvillon në Instagram.

Shënuesi i shtatë golave me Përfaqësuesen e Kosovës do të jetë live në faqen zyrtare tëTelegrafi Sport në Instagram me fillim nga ora 18:00.

Zeneli fillimisht do të intervistohet nga gazetari Romak Zeqiri, ndërsa pastaj ai do t’i përgjigjet edhe disa pyetje nga shikuesit e kësaj interviste.

25-vjeçari do të flas për golat e tij me Kosovën, karrierën në aspekt të klubeve si dhe rikthimin nga lëndimi i rëndë që e pësoi vitin e kaluar.

Redaksia e sportit në Telegrafi ka marrë këtë iniciativë me intervista live vetëm që të ju argëtoj në këto momente të rënda që po kalon e gjithë bota pas pandemisë Covid-19.

Anëtari i skuadrës franceze Reims, Arbër Zeneli është mysafiri i katërt, teksa më parë u intervistuan në të njëjtën mënyrë edhe Herolind Shala, Kastriot Imeri dhe sulmuesi Albert Bunjaku.