Please enter at least 3 characters.

Arbër Hoxha shënon në Ligën e Kampionëve - sulmuesi vjen me një gol ndryshe nga se jemi mësuar

Arbër Hoxha ka realizuar një gol të bukur me kokë për Dinamo Zagrebin në përballjen ndaj Vikingut, në ndeshjen e dytë të play-offit të Ligës së Kampionëve.

Jemi mësuar me gola të bukur nga distanca dhe driblime, por Hoxha kësaj here shënoi ndryshe.

Sulmuesi kosovar u ngrit më lart se të gjithë pas një harkimi në zonë dhe me një goditje të fuqishme me kokë e dërgoi topin në rrjetë, duke e kaluar Dinamon në epërsi 1-0 në minutën e 10-të.


Vikingu arriti të barazojë më pas nga pika e bardhë, duke e çuar rezultatin në 1-1.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave kishte përfunduar 2-2, ndaj përballja mbetet e hapur për kualifikimin. /Telegrafi/