")
Please enter at least 3 characters.

Arbenita Ismajli publikon fotografi të ëmbël nën shoqërinë e Feros

2020/07/arbenitalsmajli_64984591_734042887033048_6871958255562666300_n-e1593807949891.jpg

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, komentohet në masë të madhe nga të gjithë personazhet e estradës shqiptare.

Ajo fillimisht është bërë e njohur gjatë ushtrimit të profesionit si modele, e më pas edhe nga lidhja me reperin shqiptar, Fero.

Dyshja që nga fillet e lidhjes së tyre kanë pasur probleme, të cilat kanë qenë edhe pjesë e botës mediatike.

Por, si duket kjo ka marrë fund. Në një postim në rrjetin social Instagram, ka publikuar një imazh mjaft të ëmbël nën shoqërinë e të dashurit të saj.

“Hajt pak”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Ndërkaq, gjatë pandemisë coronavirus çifti kanë qenë larg njëri-tjetrit, pasi bukuroshja brune jeton në Angli kurse reperi në Gjermani. /Telegrafi/