Arbenit Xhemajli i bashkohet Lirim Kastratit te Kosova U21
14:"Ridvan Slivova
11/10/2019
Arbenit Xhemajli ka shkëlqyer në debutimin e tij me Kosovën A.
Qendërmbrojtësi i talentuar bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen ndaj Gjibraltarit.
Por pas ndeshjes me Gjibraltarin, Xhemajli është larguar nga grumbullimi i Kosovës A.
Ai është rikthyer tek Përfaqësuesja e Kosovës U21, ku do të përgatitet për ndeshjen e së martës ndaj Shqipërisë.
Kujtojmë që menjëherë pas ndeshjes ndaj Gjibraltarit, tek U21 ka shkuar edhe sulmuesi këmbëshpejtë Lirim Kastrati. /Telegrafi/


