Arbashi dhe Mavraj ndahen në paqe (Video)
Pas takimit në Eredivisie mes Twentes së Bersant Celinës dhe Heerenveenit të Arbër Zenelit, Bundesliga rezervoi një tjetër përballje mes lojtarëve shqiptarë.
Po flasim për takimin mes Hamburgut e Freiburgut, i cili përfundoi me rezultat 2-2 në Volksparkstadion.
Të dy lojtarët e Kombëtares së shqiptarëve, Mërgim Mavraj e Amir Abrashi, e filluan këtë sfidë nga minuta e parë.
Mbrojtësi shqiptar i Hamburgut luajti për 90 minuta, kurse Abrashi u zëvendësua në minutën e 62-të.
Golat në takim për vendasit u shënuan nga Aaron Hunt (15’), Michael Gregoritsch (57’), ndërsa për mysafirët Maximilian Philipp (23’) dhe Vincenzo Grifo (72’).
Freiburg pas këtij barazimi renditet në vendin e nëntë me 30 pikë, 10 më shumë se Hamburgu në pozitën e 15-të. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5cd525_aaron-hunt-goal-hd-hamburger-sv-1-0-sc-freiburg-18-02-2017-hd-replay_sport
https://www.dailymotion.com/video/x5cd54s_maximilian-philipp-goal-hd-hamburger-sv-1-1-sc-freiburg-18-02-2017_sport
https://www.dailymotion.com/video/x5cdc02_michael-gregoritsch-goal-hd-hamburger-sv-2-1-sc-freiburg-18-02-2017-hd_sport
https://www.dailymotion.com/video/x5cddxn_vincenzo-grifo-goal-hd-hamburger-sv-2-2-sc-freiburg-18-02-2017-hd-full-replay_sport


