Please enter at least 3 characters.

Aplikojeni këtë truk në mënyrë që mollëzat të duken më të plota

2024/07/blush-1.jpg

Influencerja e njohur në TikTok, Danielle Marcan, ka ndarë trukun ‘magjik’ për t’u dukur mollëzat ‘më të mbushura’.

Ajo thotë se kjo ka të bëjë edhe me mënyrën se si vendosni konturat.

Sipas saj, në mënyrë që mollëzat të duken të plota, fillimisht vendosni konturat në formë rrethore dhe jo drejt siç i vendosim zakonisht; më pas shkrini produktin në të njëjtën mënyrë.

Pas kësaj, kur vendosni ‘blushin’ vendosni më në fillim të mollëzave më pas shkrijeni mirë.

Do të shihni se kjo teknikë do t’ju ndihmojë që faqet tuaja të duken më të plota. /Telegrafi/