Please enter at least 3 characters.

Aplikimi i 'llajnerit' me gisht, metoda që u bë virale në TikTok - mund ta bëni shumë shpejt dhe lehtë

2024/07/woman.jpg

Një video e bërë virale në TikTok, ju tregon metodën më të shpejtë për aplikimin e vijës në sytë e juaj.

Shumicës prej nesh na duhet kohë derisa të bëjmë ‘llajnerin’ në mënyrë të përkryer, madje edhe nëse e realizojmë do të vërejmë se nuk e kemi bërë njëjtë në të dy sytë.

Por, kjo metodë si duket e thjeshton shumë mënyrën se si ne vendosim ‘llajnerin’ dhe ia vlen ta provoni.

Krejt çfarë bëjnë vajzat në video është se ngjyejnë gishtin me pak laps, e më anë të gishtit e aplikojnë vijën në kapakun e syrit.

Truku siç duket funksionoi mjaft mirë, dhe sytë e dy influencereve dukeshin të mprehtë.

Metoda dukej tejet efikase dhe mjaft e shpejtë dhe do t’ju ndihmonte ta provoni në rast se jeni me nxitim. /Telegrafi/