Please enter at least 3 characters.

Apel për 5-vjeçarin Troi, familja kërkon ndihmë për trajtimet jashtë vendit

Familja Reshtani ka bërë një apel për ndihmë për djalin e tyre, Troin për të cilin janë duke mbledhur fonde për trajtime, terapi dhe vlerësime mjekësore jashtë vendit.

Troi vuan nga një gjendje komplekse shëndetësore me probleme neurologjike, metabolike, imunitare dhe gastrointestinale.

Kostot e trajtimeve janë të larta dhe familja thotë se e ka të pamundur t’i përballojë e vetme të gjitha shpenzimet. Për këtë arsye, ata i janë drejtuar shqiptarëve kudo që ndodhen, duke kërkuar solidaritet dhe mbështetje përmes shpërndarjes së historisë së Troit dhe fushatës së bamirësisë.

Në ditët e fundit, fushata ka marrë mbështetje nga qytetarë dhe figura të njohura, të cilët kanë ndihmuar në përhapjen e apelit. Në mesin e atyre që kanë dhënë mbështetjen e tyre është edhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Familja thekson se nuk po kërkon domosdoshmërisht kontribut financiar nga secili, por vetëm që historia e Troit të shpërndahet sa më shumë.

Fushata për Troi-n është hapur në platformën GoFundMe dhe mund të gjendet duke kërkuar “Help Troi Continue His Essential Therapies”.

Për ata që dëshirojnë të kontribuojnë drejtpërdrejt përmes bankës, familja ka publikuar këto të dhëna:

Banka: Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C., Pristina, Kosovo
SWIFT Code: RBKOXKPR
Llogaria e përfituesit: XK051501050002931124
Përfituesi: Gentijana Reshtani
Adresa: Linda 3/10, Fushë Kosovë

Për informacione të mëtejshme, prindi ka lënë në dispozicion numrin e telefonit: +383 49 385 552.

Familja e Troi-t falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar, kanë shpërndarë fushatën apo janë lutur për të duke theksuar se çdo ndihmë sado e vogël mund të jetë e rëndësishme në rrugëtimin e tyre. /Telegrafi/