Please enter at least 3 characters.

Anxhelina Hadërgjonaj nuk i lë shumë vend imagjinatës, shkon gati e zhveshur në festival

2018/04/29089209_159330971446902_4047982848001441792_n-e1523725528295.jpg

Këngëtarja e njohur Anxhelina Hadërgjonaj është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ka vite që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e fansave dhe mediave, me fotografitë provokuese që publikon.

Së fundmi, Hadërgjonaj ka marrë pjesë në festivalin "Coachella" të Los Anxhelosit, teksa ka vendosur të shkojë mjaft e ekspozuar në event.

Në disa fotografi të publikuara në Instagram, Hadërgjonaj shfaqet mjaft atraktive, e veshur me fustan floriri, me prerje të shumta.

Fustani me ekspozime të shumta, nxirrte në pah pjesët trupore të Anxhelinës, e cila mori shumë komente në Instagram për këtë paraqitje.

Këngëtarja e cila nuk i la vend imagjinatës me paraqitjen e fundit, e dëshmoi edhe njëherë se vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret shqiptare me linajt më të përsosura. /Telegrafi/