Please enter at least 3 characters.

Anna Faris flet për divorcin nga Chris Pratt: Isha shumë e trishtuar

Anna Faris dhe Chris Pratt

Anna Faris ka folur rrallë për divorcin e saj me Chris Pratt, tetë vjet pas ndarjes së tyre.

Në një intervistë për Variety, aktorja 49-vjeçare pranoi se vëmendja e madhe mediatike që shoqëroi fundin e martesës së tyre ishte shumë e vështirë për të.

“Ka qenë e trishtueshme, vërtet shumë e trishtueshme”, tha Faris, duke shtuar se edhe pse është mësuar me jetën në qendër të vëmendjes, presioni mediatik ndikoi tek ajo.

Anna Faris dhe Chris Pratt

Ajo tregoi se podcast-i i saj “Unqualified” e ndihmoi të përballonte atë periudhë të vështirë, pasi i dha mundësinë të krijonte një komunitet jashtë Hollywood-it dhe të lidhej me njerëzit në një mënyrë më personale.

Madje, në atë kohë kishte menduar edhe të largohej nga aktrimi dhe t’i përkushtohej shkrimit.

Faris dhe Pratt u njohën gjatë xhirimeve të filmit "Take Me Home Tonight", u martuan në vitin 2009 dhe kanë një djalë, Jack.

Çifti u divorcua në vitin 2018 pas mosmarrëveshjeve të pakapërcyeshme.

Aktorja ka folur më herët edhe për sfidat e martesave mes aktorëve, duke pranuar se konkurrenca profesionale dhe mungesa e hapjes emocionale ndikuan në marrëdhëniet e saj.

Pas divorcit, të dy kanë vazhduar jetën e tyre.

Faris është martuar me drejtorin e fotografisë Michael Barrett, ndërsa Pratt është i martuar me Katherine Schwarzenegger, vajzën e Arnold Schwarzenegger, me të cilën ka tre fëmijë. /Telegrafi/