Please enter at least 3 characters.

Sondazhi i Telegrafit: 83% e qytetarëve e vlerësojnë të pranueshëm emrin e Bekim Sejdiut për president

Portali Telegrafi ka hapur një sondazh online ku ka pyetur qytetarët për pranueshmërinë e emrit të Bekim Sejdiut si kandidat i përbashkët i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës.

Në pyetjen e thjeshtë “Si e vlerësoni emrin e Bekim Sejdiut për President të Kosovës?”, deri më tani kanë votuar 1.057 persona.

Sipas rezultateve të deritanishme:

I pranueshëm: 882 vota ose 83%

I pranueshëm: 175 vota ose 17%

Sondazhi vazhdon të mbetet e hapur për votim.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë pajtuar që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president të Kosovës.

Marrëveshja u njoftua sot nga kreu i LDK-së, Lumir Abidxhiku, pas takimit me kreun e LVV-së, Albin Kurti.

“Nga të gjithë emrat që janë propozuar, jemi dakorduar për një emër - dhe, ai është prof. dr. Bekim Sejdiu”, tha Abdixhiku.

Në fjalën e tij para mediave, Sejdiu tha se e ka pranuar propozimin që të jetë kandidat për president, duke pasur parasysh kontekstin politik në të cilin ndodhet Kosova.

“Kjo mua më bën të ndihem i nderuar, pra besimi që më kanë dhënë të dy partitë politike”, tha Sejdiu para mediave./Telegrafi/