Please enter at least 3 characters.

Anija në Zelandë të Re “futuron në ajër” – pamjet interesante u publikuan nga një kalimtare rasti

2020/04/fgfg.png

Pamje interesante të një iluzioni optik janë publikuar, pasi një anije e madhe lundrimi duket se po rri pezull mbi horizont.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, këto imazhe u filmuan javën e kaluar në një plazh në Mount Maunganui të Zelandës së Re.

Iluzioni i çuditshëm i xhiruar nga Monika Shaffner, u shkaktua nga një fenomen i pazakontë natyror.

“E kam filmuar këtë fenomen optik që e bëri të dukej anijen sikur po lundronte në ajër”, shkroi ajo në Facebook.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, ajo u shkaktua nga një proces ku ndryshimet në atmosferë, ndryshojnë dukjen e një objekti nga një distancë. /Telegrafi/