Please enter at least 3 characters.

Uji në Gostivar shpallet i pijshëm, nga sot hiqet ndalesa

Pas gati një muaji, qytetarët e Gostivarit mund ta përdorin sërish ujin nga ujësjellësi për pije.

- YouTubewww.youtube.com

Nga Shtabi Kryesor për Menaxhimin e Krizave njoftuan se rezultatet më të fundit të analizave kanë konfirmuar se uji është mikrobiologjikisht dhe bakteriologjikisht i rregullt.

Me këtë janë plotësuar kushtet që uji në Gostivar të përdoret përsëri për konsum. Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari tha se rezultatet e fundit kanë konfirmuar sigurinë e ujit, ndërsa autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që, para se ta përdorin për pije, ta lënë ujin të rrjedhë mirë nga çezmat.

“Nga sot uji në Gostivar është i sigurt për pije”, deklaroi në konferencë për media drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe njëherësh shef i Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellov.

Vendimi për rikthimin e ujit për konsum erdhi pas mbledhjes së Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave, ku u shqyrtuan rezultatet më të fundit dhe informacionet lidhur me gjendjen e ujit nga ujësjellësi i Gostivarit.