Please enter at least 3 characters.

Andy Murray mund të rikthehet në tenis

2019/05/murray.jpg
291:"MELBOURNE, AUSTRALIA - JANUARY 14: Andy Murray of Great Britain celebrates a point in his first round match against Roberto Bautista Agut of Spain during day one of the 2019 Australian Open at Melbourne Park on January 14, 2019 in Melbourne, Australia. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Dan Evans pret që Andy Murray të rikthehet në tenis për ndeshjet teke. Britaniku ka bërë të ditur te martën e kaluar se ishte gjithnjë e më i bindur të bënte një rikthim ne tenis, pas operacionit që iu nënshtrua në muajin janar.

Është ende në dilemë të madhe nëse ish-numri një i tenisit mund të rikthehet të luajë në Wimbledon në përballjet dyshe.

Dan Evans (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Evans ishte partner i Murrayt për dy herë në Wimbledon dhe ata madje luajtën një raund të golfit së bashku.

“Andy është i madh. Ai dukej mjaftë i lumtur, të jem i sinqertë, pak më i lumtur se sa normalisht, Po e godiste topin në mënyrë të mrekullueshme. Ne po ashtu kemi luajtur edhe golf në këto ditë. Ishim katër prej nesh që dilnim dhe luanim”, ka treguar Evans.

"Ai ishte i mirë dhe ai dukej mjaft i lumtur në vetvete, dhe shpresoj se mund të kthehet dhe të luajë përsëri. A është kjo verë shumë e shpejtë për një rikthim? Unë nuk e di. Nuk kam asnjë ide, por do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej bashkëlojtari i Andyt. /Telegrafi/