Android 17 sjell emoji 3D, kalim më të lehtë nga iOS dhe funksionin “Pause Point”
Google ka prezantuar disa nga risitë kryesore të Android 17, versionit të ri të sistemit operativ për telefonat dhe pajisjet mobile.
Një nga ndryshimet më të dukshme është shtimi i emoji-ve 3D, të cilat i japin një pamje më moderne dhe më të detajuar komunikimit digjital.
Gjithashtu, Android 17 synon të lehtësojë kalimin e përdoruesve nga iOS në Android, duke përmirësuar procesin e transferimit të të dhënave dhe përvojën fillestare të konfigurimit të pajisjes.
Një tjetër risi është funksioni “Pause Point”, i cili synon të ndihmojë përdoruesit të reduktojnë përdorimin e tepruar të aplikacioneve.
Kur hapet një aplikacion i konsideruar shpërqendrues, sistemi shfaq një pauzë 10-sekondëshe, gjatë së cilës përdoruesit nxiten të reflektojnë ose të bëjnë ushtrime të shkurtra frymëmarrjeje përpara se të vazhdojnë.
Ky funksion është pjesë e përpjekjeve të Google për mirëqenie digjitale dhe kontroll më të mirë të kohës së kaluar në ekran.
Google pritet që këto veçori t’i shpërndajë gradualisht gjatë muajve të ardhshëm, duke filluar nga pajisjet më të reja Pixel dhe partnerët kryesorë të Android. /Telegrafi/


