Please enter at least 3 characters.

Ancelotti: Jam i lumtur, por mund të bëjmë më mirë

2016/12/CarloAncelottiSVDarmstadt98vBayernMuenchenntiuH8X_hy4x.jpg

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti, ka folur pas fitore 0-1 ndaj Darmstadt.

Italiani ka thënë se ishte një fitore e rëndësishme, por e vështirë.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Darmstadti është mbrojtur shumë mirë dhe nuk kemi qenë në nivel gjatë pjesës së parë”.

“Në të dytë ishim më të mirë dhe në fund ishte një fitore e rëndësishme. Jam i lumtur, por mund të bëjmë më mirë”, ka thënë Ancelotti.

Pas kësaj fitore bavarezët vazhdojnë në vendin e parë me 36 pikë, aq sa RB Leipzig. /Telegrafi/