Ancelotti: Deri te penalltia ishte e vështirë
10:"© REUTERS
07/03/2017
Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, ka thënë pas ndeshjes se fitorja ishte e vështirë.
Bayerni fitoi me rezultat 5-1 si mysafir, por deri te akordimi i penalltisë në favor të bavarezëve, rezultati ishte 1-0 për Arsenalin.
Këtë e ka pranuar edhe Ancelotti.
“Ndeshja ishte e vështirë deri te penalltia. Ne ishim shumë të hapur. Ata bën presion siç kemi pritur. Ne nuk ishim të qartë me topin sesa zakonisht”, ka thënë Ancelotti.
Bayerni ka kaluar në çerekfinale dhe pret kundërshtarin e radhës që do të dihet pas shortit. /Telegrafi/


