Please enter at least 3 characters.

Amelia Grey Hamlin shfaqet me një fustan transparent, ndërsa pozon për një seri fotografish të mrekullueshme në plazh

2024/01/page-19.jpg

Amelia Grey Hamlin doli pa sytjena në një sërë fotografish shumë të këndshme nga plazhi të shpërndara në Instagram të enjten.

Modelja, 22 vjeçe, tregoi fizikun e saj mbresëlënës me një mbulesë të zezë të tejdukshme nga ‘Swimswear’ të hënën, e cila shfaqte bikini e saj të zeza.

Vajza e Lisa Rinna dhe Harry Hamlin dha një prekje të fundit me një varëse argjendi, duke ‘goditur’ një pozë para oqeanit gjatë perëndimit të diellit, shkruanDailyMail.

Ajo mahniti fansat me fotografitë e saj ‘të egra’, duke shfaqur pamjet e saj mahnitëse me një pamje delikate të grimit, duke përfshirë skuqjen rozë dhe buzëkuqin nudo.

Më herët gjatë ditës, Amelia i vuri përsëri pulset, teksa kishte veshur bikini të zeza të pakta, duke u dukur tejet joshëse.

Në një mbishkrim në Instagram, ish-e dashura e Scott Disick bëri shaka duke thënë se nuk e gjeti SpongeBob-in kur ishte nën ujë.

Amelia u ka dhënë fansave një pasqyrë të pushimeve të saj nga dielli, gjatë këtyre ditëve të fundit. /Telegrafi/