Please enter at least 3 characters.

Ambasadori Kosnett në takim me presidentin Thaçi

2019/04/Philip-S-Kosnett-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot pasdite në zyrën e tij me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Mësohet se arsyeja e shkuarjes së ambasadorit Kosnett në zyrën e Presidentit janë ngjarjet që janë zhvilluar sot në veri të Kosovës ku u arrestuan 19 zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një qytetar rus.

Më herët është raportuar se presidenti Thaçi në zyrën e tij ka mbledhur krerët e sigurisë në Kosovë. /kp/