Please enter at least 3 characters.

Ambasadori italian, Orlando: I vlerësoj thirrjet e Thaçit dhe Veselit për qetësi

2020/11/auto_nicola-orlando1591089507.jpg

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, tha se e vlerëson përgjegjësinë e treguar nga institucionet e Kosovës, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

“Unë vlerësoj përgjegjësinë e treguar nga institucionet e #Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli dhe thirrjet për qetësi dhe respektim të Ligjit”.

“Kjo ka të bëjë me konstatimin e përgjegjësive individuale bazuar në zotimet ndërkombëtare të Kosovës, jo me UÇK-në dhe pavarësinë”, ka shkruar Orlando në Twitter.