Please enter at least 3 characters.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, O'Connell: Nuk u dorëzuan, fituan - Urime Kosovë

2019/06/OConnell.png

Pas fitores së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Bullgarisë ka reaguar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O'Connell.

Kosova ka arritur të marr një fitore të madhe në udhëtim te Bullgaria me rezultat 3-2 në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Kjo fitore ishte histori pasi ishte e para për Dardanët në ndonjë ndeshje kualifikuese për botëror apo evropian.

Fitorja ndaj Bullgarisë u vlerësua lartë edhe nga ambasadori i Britanisë së Madhe, O'Connell.

O'Connell ka vlerësuar durimin e madh të djelmoshave të Kosovës për të arritur fitoren.

Festa e futbollistëve pas fitores historike (Foto: FFK-Kosova)

Postimi pa ndërhyrje i ambasadorit O'Connell: Nuk humben shpresë. Nuk u dorëzuan. Fituan.Urime djema! Urime Kosova!/Telegrafi/