Ambasada e SHBA-ve në Shkup: Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre
15/10/2017
Ambasada e SHBA-ve në Shkup me një njoftim për ditën e zgjedhjeve ju ka bërë thirrje votuesve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të dalin të votojnë për një të ardhme më të mirë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
''I inkurajojmë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës me anë të së cilës ata do të shprehin qëndrimet e tyre për problemet që i tangojnë në shoqëri. Gjithashtu i inkurajojmë qytetarët, shoqërinë civile dhe mediumet që të paraqesin të gjithë problemet në rast të parregullësive zgjedhore'' thuhet në njoftimin e bërë nga Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni.
Të njejtin mesazh e kanë dhënë edhe nga përfaqësitë tjera diplomatike në Maqedoni, gjatë ditëve të kaluara. /Telegrafi/


