Please enter at least 3 characters.

Ambasada amerikane reagon pas marrëveshjes për energjinë - bën thirrje për angazhim në dialog

2022/06/Ambasada-Amerikane-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë.

Në reagimin e saj, ambasada u ka kërkuar dy vendeve që të vazhdojnë angazhimin urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë”.

“SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e ambasadës në Twitter.

Kosova e Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur të nënshkruajnë të martën marrëveshjen për energjinë, e cila parasheh faturimin e energjisë elektrike për komunat veriore të Kosovës. /Telegrafi/