Amar Ismani tregon për të ardhmen e bloggerëve në Maqedoni (Foto)
Telegrafi Maqedoni ka biseduar me njërin ndër bloggerët më premtues në Maqedoni, Amar Ismani për të marrë vesh se sa vlerësohet ky profesion i ri i cili është shumë në rritje. Bloggingu në Maqedoni pak njihet si formë e re e komunikimit dhe promovimit por bloggerët që e kanë nisur rrugëtimin e tyre kanë të ardhme të ndritur, duke e ditur se rinia ka rritur interesimin për vendimmarrje, e ndikuar nga rrjetet sociale dhe nga trendete reja botërore.
Por, me paraqitjen e rrjeteve sociale mu dha mundësija që të njejtin ta ekspozoj para një audience më të gjërë. Kjo gjë më shtyu që të pëkushtohem edhe më tepër, duke i dhënë rëndësi jo vetëm veshjeve por edhe forografive. Domethënë tranzicioni im në një blogger ka qenë shumë i natyrshëm dhe spontan.
Si e vlerëson veprimtarinë tënde ne Maqedoni, a ka perspektivë ? Fakti që Instagrami për shkak të gjuhës vizuale është rrjeti më i përshtatshëm për këtë profesion, në të njejtën kohë është edhe rrjeti më aktual globalisht, e bënë edhe vet profesionin mos të respektojë kufij. Personalisht, mendoj që ky profesion ka perspektivë edhe në një vend të vogël siç është Maqedonia. Sa i përket veprimtarisë mendoj që kam arritur të ndërtoj një bazë stabile mbi të cilin mund të vazhdoj të zhvillohet ky fenomen në Maqedoni.
Sa ndikon në jetën e përditshme të qenurit blogger? Mendoj që nuk ndikon shumë un ende vazhdoj me rutinën e njejtë të jetës por ajo që do ta kisha quajtur deformim profesinal, është dëshira për të shpërndarë çdo moment të bukur me ndjekësit e mi.
Amar Ismani na ka premtuar se në të ardhmen do të vazhdojë që të sjell bukurinë e veshjeve në Maqedoni, duke bashkëpunuar me brendet e njohura botërore. /Telegrafi/


