Please enter at least 3 characters.

Amal Clooney mahnit në Festivalin e Filmit në Venecia me fustan luksoz

Amal Clooney tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia, ku u shfaq me një fustan prej rrjete të Stella McCartney, me vlerë 1,190 funte(rreth 1,385 euro).

Ajo mbërriti me bashkëshortin e saj, George Clooney, duke mbajtur duart me të.

Amal, 48 vjeçe, e kompletoi pamjen me taka nude Aquazzura dhe aksesorë në nuanca të errëta, ndërsa George, 65 vjeç, zgjodhi një kostum të errët blu, shkruan DailyMail.

Dy ditë më parë, George mori “Luanin e Artë” për Arritje në Jetë dhe gjatë fjalimit e vlerësoi bashkëshorten e tij, duke e cilësuar si një grua të fortë.

Ai përmendi edhe punën e saj si avokate e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të mbijetuarve jezidi.

Clooney foli gjithashtu për lirinë e shprehjes dhe kritikoi administratën amerikane, ndërsa tha se është i gatshëm të përballet edhe me reagimet negative ndaj qëndrimeve të tij. /Telegrafi/