Please enter at least 3 characters.

Aludohet për vdekjen e reperit të njohur Rich the Kid!

2018/07/rich1.jpg
203:"LOS ANGELES, CA - JUNE 11: Rapper Rich The Kid performs during boohooMAN Presents Illuminate Festival at At The P on June 11, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Frederick M. Brown/Getty Images,)
13:"Getty Images,

Reperi i njohur Rich the Kid ka qenë sot shumë i përfolur në mediat ndërkombëtare.

Ai i la fansat e tij kurioz për sigurinë e tij lidhur me sërë postimesh shqetësuese të bëra në rrjetin social Instagram, shkruanDailyMail, transmeton Telegrafi.

Rich Kid fshiu të gjitha postimet e bëra në këtë rrjet social, duke lënë vetëm një imazh ku shkruhej "R.IP, Rich the kid ,1992-2018”.

“Faleminderit të gjithë fansave dhe familjes time për gjithçka”, shkruante ai në vazhdimin e postimit.

Këto postime kanë bërë fansat të dyshojnë nëse janë të vërteta, apo të bëra qëllimshëm nga reperi për të tërhequr vëmendje.

Në më pak se një muaj më parë, Rich the Kid u shtrua në spital pas një grabitje të armatosur në shtëpinë e të dashurës Tori Brixx.

Pas kësaj ngjarje, ata kishin marrë menjëherë trajtim mjekësor.

Por kush është Rich Kid?

Rich the Kid, emri i vërtetë i të cilit është Dimitri Leslie Roger është një reper, i lindur më 13 korrik 1992 në New York.

Kur ishte 13 vjeç, prindërit e tij u divorcuan. Ai u zhvendos në Woodstock, Gjeorgji me nënën e tij.

Ai nënshkroi kontratë me Interscope Records në qershor të vitit 2017 dhe publikoi albumin e tij debutues, "The World is Yours", më 30 mars të vitit 2018. Ai ka punuar me Fetty Wap, Ty Dolla $ ign, Rich Homie Quan, Young Dolph dhe shumë emra të tjerë.

Rich ishte i martuar me një femër të quajtur Antonette Willis, të cilën ai kishte dy fëmijë me të. Gruaja e tij paraqiti divorcin në mars të vitit 2018, duke kërkuar mbikëqyrje të plotë fizike dhe mbështetje bashkëshortore.

Ajo e akuzoi atë për mashtrim ndaj saj me Blac Chynan dhe India Love. Ajo gjithashtu pretendoi se ishte abuziv ndaj saj dhe rregullisht e detyroi atë të kishte aborte.

Pse po aludohet për vdekjen e Rich?

Rich the Kid i la të shqetësuar fansat e tij të Instagramti me një fotografi në Instagran ku shkruante: "R.i.P. Rich Kid 1992 - 2018"
Ai nuk është kthyer më në Instagram, Twitter ose ndonjë formë tjetër të mediave sociale që atëherë. Menaxhmenti i tij nuk ka deklaruar nëse ai është i gjallë apo i vdekur.

Asnjë raport nuk ka dalë duke treguar nëse reperi është i vdekur, megjithatë.

Është thjesht një teori e bazuar në një post të kohëve të fundit në Instagram nga reperi, në të cilin ai shkruan "R.I.P" dhe përfshiu vitin kur ai lindi së bashku me vitin aktual.

Mos vallë ai ka ndryshuar emrin e tij artistik?

Ndërsa disa mendojnë se postimi i fundit i Kidit ishte një tregues se ai do të vdiste, të tjerë besojnë se mund të sinjalizojë vdekjen e emrit të tij artistik ose fundin e karrierës së tij në muzikë.

Kjo është thjesht spekulative në këtë pikë. /Telegrafi/