Please enter at least 3 characters.

Altmaier: Gjermania mund të shmangë një bllokim të dytë ekonomik nga pandemia COVID-19

2020/09/95da23f8-28f6-4ac8-bc03-37b470eb75c0.jpg
187:"German Economy Minister Peter Altmaier makes a statement on the Coal phase-out on June 24, 2020 in Berlin. (Photo by John MACDOUGALL / AFP) (Photo by JOHN MACDOUGALL/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Një bllokim i dytë i Gjermanisë mund dhe do të shmanget, kështu ka njoftuar ministri i vendit për Çështjet Ekonomike dhe Energjisë, Peter Altmaier.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Altmaier tha se gjendjen më të keqe të pandemisë gjermanët e kanë lënë pas dhe se ekonomia e vendit ishte përmirësuar që nga muaji maj, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Por ai tha që Prodhimi i Brendshëm Bruto e vendit pritej të bjerë me 5.8 për qind në vitin 2020.

Komentet e ministrit vijnë ndërsa zyrtarët në Gjermani po përplasen me protesta anti-qeveritare.

Të shtunën, mijëra njerëz marshuan në Berlin për të protestuar kundër rregullave të COVID-19, me disa flamuj imperialistë që ishin të lidhura me grupin e ekstremit të djathtë "Reichsbuerger".

Ndryshe, Gjermania ka raportuar deri më tani mbi 245 mijë raste me COVID-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 9,371 persona. /Telegrafi/