Please enter at least 3 characters.

Allerdyce publikon listën e tij të parë si trajneri i Anglisë

2016/08/allerdyce-e1472412092653.jpg

Sam Allerdyce ka ftuar 23 futbollistët për miqësoren e kombëtares së Anglisë.

Kombëtarja e Anglisë do të luaj ndeshje miqësore ndaj Sllovakisë me datën 4 shtator.

Kështu, trajneri i ri i emëruar i ‘Tre Luanëve’, Sam Allerdyce ka publikuar listën e tij të parë.

Ish-trajneri i Sunderlandit ka ftuar shumicën e futbollistëve që ishin pjesë e Anglisë në Euro 2016, përveç mungesave të Jack Wilshare dhe Ross Barkley.

Ndërsa, emri surprizë në listën e Allerdyce është sulmuesi i West Hamit, Micheal Antonio. /Telegrafi/

Portier:Fraser Forster, Joe Hart, Tom Heaton.Mbrojtës:Gary Cahill, Nathaniel Clyne, Phil Jagielka, Eric Rose, Luke Shaw, Cris Smalling, John Stones, Kyle Walker.Mesfushor:Dele Alli, Michail Antonio, Eric Dier, Danny Drinkëater, Jordan Henderson, Adam Lallana, Wayne Rooney, Raheem Sterling, Theo Walcott.Sulmues:Harry Kane, Daniel Sturridge, Jamie Vardy.