Please enter at least 3 characters.

Allen: Mund të largohem nga muzika

2016/01/f.0228102648410_m.jpg

Allen, e cila po gëzon një sukses me albumin e dytë të saj “It's Not Me, It's You”, ka refuzuar të konfirmojë planet për një album të tretë, pasi ajo mund të zgjedhë një drejtim tjetër në karrierë brenda gjashtë muajsh.

“Nuk mund t’ju them nëse do të bëj edhe një xhirim tjetër, pasi nuk e di nëse do të jem në këtë fushë brenda gjashtë muajsh. Jam një person që ‘e jetoj’ çdo ditë. Nuk kam ide se çfarë mund të ndodhë nesër”, ka thënë Allen.

“Me siguri nuk mendoj një javë më pas ose një muaj. Sa më larg shkon e ardhmja, kam vetëm një plan të mjegullt të martohem dhe të kem fëmijë. Nuk jam aktivisht as duke kërkuar burrë”, ka shtuar këngëtarja.