Please enter at least 3 characters.

Allegrit i ofrohet kontratë e re, italianit do t'i rritet edhe rroga

2019/05/Allegri.jpg
217:"Massimiliano Allegri 03-03-2018 Roma Campionato Italiano Serie A Tim incontro SS Lazio Vs Juventus allo stadio Olimpico di Roma. Match day SS Lazio Vs Juventus at the Olimico Satium in Rome. @ Marco Rosi / Fotonotizia
10:"Marco Rosi

Trajneri i Juventusit, Max Allegri thuhet se i është ofruar një zgjatje të kontratës deri në vitin 2021 me një përmirësim të lehtë të rrogës.

Sipas La Stampa, takimi i shumëpritur midis Allegrit dhe presidentit, Andrea Agnelli u zhvillua të mërkurën në mbrëmje.

Gazeta shpjegon se Agnelli vuri 'në tryezë' ofertën e një rinovimi për trajnerin, duke e lidhur atë në klub edhe për një sezon shtesë.

Gjithashtu, rroga do t'i rritej nga ajo aktualja që fiton prej 7.5 milionë eurove, të cilën e merr pa tatim.

Kjo lëvizje e zyrtarëve të kampionit italian ka të ngjarë të rezultojë me largimin e Paulo Dybalas nga klubi gjersa nuk përjashtohet edhe largimi i Joao Cancelos dhe Miralem Pjanicit.

Ndryshe, në rast të kundërt, Simone Inzaghi i Lazios mund të marrë kontrollin e shtabit teknik të skuadrës së Italisë. /Telegrafi/