Please enter at least 3 characters.

Allegri: Titulli? Nuk e di !

2016/01/allegri-titulli-nuk-e-di_hd.jpg

 Juventusi është praktikisht jashtë luftës për titull të kampionit pas disfatës nga Napoli, sidomos nëse Interi shënon fitore ndaj Fiorentinës.

Por, kjo gjë s'po e merakos aq Allegrin që u tregua iq etë.

“Nëse nuk jam gabim, Napoli ishte ekip shumë i mirë në kundëruslme. Ne humbëm topa vazhdimisht dhe goli i dytë erdhi nga një pasim i gabuar”.

“Djemt bënë atë që duhej bërë, arritën të bëjnë raste të mira, ne dështuam t'i realizojmë. Ne jemi në moment të vështirë, nuk e mohojmë, por është kampionat i gjatë dhe do të pushojmë tash për ndeshjet e kombëtareve”.

“Futbolli është i pamëshirshëm. Ju mund të keni 30 goditje në portë dhe të pranoni dy gola në kundërsulme. Ne po punojmë në këtë gjë. Nuk mund të kërkoj më shumë nga lojtarët e mi”, potencoi Allegri.

Allegri shtoi se nuk e di nëse ekipi i tij do të arrijë ta fitojë titullin sërish. /Telegrafi/