Please enter at least 3 characters.

Allegri: Tash ta fitojmë titullin e Serie A

2017/05/MassimilianoAllegri3-e1495056508729.jpg
226:"ROME, ITALY - MAY 17: Juventus FC head coach Massimiliano Allegri reacts during the TIM Cup Final match between SS Lazio and Juventus FC at Olimpico Stadium on May 17, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Massimiliano Allegri i ka falënderuar lojtarët e Juventusit pas triumfit të tretë radhazi në Coppa Italia.

Zonja e Vjetër e mposhti Lazion me rezultat 2-0 me golat e Dani Alves dhe Leonardo Bonuccit, të realizuar në pjesën e parë të ndeshjes së zhvilluar në Stadio Olimpico.

“Duhet t’i komplimentojmë djelmoshat për ndeshjen e shkëlqyer, një gjysmë e parë e jashtëzakonshme, ndërsa edhe Lazio meriton komplimente për të gjithë sezonin”, ka deklaruar Allegri për Rai Sport.

“Tash kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme kundër Crotones që t’i japim fund garës për titull”, ka shtuar trajneri.

Bianconerëve u nevojitet vetëm një fitore në dy xhirot e mbetura që të shpallen kampionë të Italisë.

Nga ana tjetër, ata do të luajnë edhe në finale të Ligës së Kampionëve më 3 qershor në Cardiff kundër Real Madridit. /Telegrafi/