Please enter at least 3 characters.

Allegri: Ronaldo po bën gjithçka që të kthehet ndaj Ajaxit, por do të jetë vështirë

2019/04/CristianoJuveronaldo.jpg
223:"TURIN, ITALY - FEBRUARY 02: Cristiano Ronaldo of Juventus looks on during the Serie A match between Juventus and Parma Calcio at Allianz Stadium on February 02, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo përballet me një periudhë të vështirë në përpjekje për t'u riaftësuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit - ka bërë të ditur Massimiliano Allegri.

Superylli portugez u lëndua në ndeshjen e kombëtares së tij dhe tashmë nuk do të luajë në disa takime të Bianconerëve, porse trajneri ka theksuar se nuk dihet se do të rikuperohet edhe për ndeshjen e garës evropiane.

"Cristiano po angazhohet që të kthehet, shpresojmë që ta kemi të gatshëm për Ajaxin, por do të jetë vështirë".

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images/Guliver)

"Ekzaminimet e sotme (e hënë) janë më të mira, këmba është shumë më mirë, pastaj do të bëhet një ekzaminim klinik dhe do të analizohen simptomat e lojtarit".

'Kanë mbetur edhe nëntë ditë, prandaj akoma kemi kohë që t'i shqyrtojmë gjërat bashkë. Ai po i bën gjërat që mund t'i bëjë aktualisht, ndërsa është normale që duhet pasur kujdes për gjithçka dhe të analizohen të gjitha", ka thënë Allegri. /Telegrafi/