Please enter at least 3 characters.

Allegri: Duam trofeun e parë sezonal, por duhet kujdes ndaj Milanit

2016/12/allegri-1.jpg

Massimiliano Allegri e ka cilësuar si të vështirë ndeshjen ndaj Milanit.

Juventusi dhe Milani do të ndeshen të premten nga ora 17:00 në finalen e Superkupës së Italisë që luhet në Doha të Katarit dhe sipas trajnerit Allegri, skuadra e tij nuk duhet të gaboj dhe ta fitoj trofeun e parë sezona.

“Ka qenë një javë e vështirë, pasi edhe udhëtimi ndikon në gjendjen e lojtarëve. Jemi të gjithë mirë, por duhet të kemi kujdes nga Milani që mund të jetë i egër”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencën para ndeshjes.

“Po kalojmë një moment të mirë, por kjo nuk do të thotë që duhet ta marrim lehtë ndeshjen sikur e kemi të fituar”.

“Nuk duhet të gabojmë pasi kjo do të ishte fatale dhe mund të na kushtonte në fitoren e trofeut të parë sezonal”, përfundoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/