Please enter at least 3 characters.

Alisson tregon reflekset, arriti të mbrojë gjuajtjen e Van Dijk edhe pse fillimisht nuk kishte sytë te topi i holandezit

2019/04/edd30bd25cc4ac9c844f1ade563f68fe.png

Liverpooli është në garë me Manchester Cityn për të fituar titullin në Ligën Premier.

Një nga më meritorët që Reds janë në këtë pikë është edhe portieri Alisson Becker, i cili nuk ka pranuar gol në 20 ndeshje këtë sezon.

Se braziliani është një portier me reflekse të mira, këtë e tregoi vet ai para ndeshjes ndaj Huddersfieldit, ku lojtarët ishin duke i bërë përgatitjet e fundit.

Virgil van Dijk gjuajti drejt portës së ish-portierit të Romës, i cili ishte i kthyer me shpinë nga holandezi, por pavarësisht kësaj arriti ta mbrojë, edhe pse e pa me vonesë gjuajtjen.

Dhe normalisht që kjo u shpërnda shumë nga tifozët në rrjetet sociale, të cilët e cilësojnë Alissonin si një nga më të mirët në botë aktualisht. /Telegrafi/