Please enter at least 3 characters.

Alexander Soros publikon foto me Ramën e Abazoviqin: Vëllezërit në Paris

2022/11/314716040_708454540642397_5722019609213324843_n-e1668273570471.jpg

Zëvendëskryetari i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), Alexander Soros, ka publikuar këtë të shtunë disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në Paris ku po mbahet Forumi i Paqes.

Në mbishkrimin e fotografive me dy liderët shqiptarë, Soros ka shkruar “Vëllezërit në Paris”.

Ndryshe, Alexander Soros është i biri i miliarderit George Soros, i cili njihet për fondacionin Shoqëria e Hapur ndryshe si fondacioni “Soros”. /Telegrafi/