Alexa i thotë vajzës 10-vjeçare të vendosë monedha të hekurit në prizën e rrymës
28/12/2021
Amazon ka përditësuar asistentin e saj zanor Alexa pasi "sfidoi" një vajzë 10-vjeçare të prekte prizën e energjisë elektrike me monedha të hekurit.
Sugjerimi erdhi pasi vajza i kërkoi Alexa një "sfidë për të bërë".
"Vendosni një karikues telefoni në një prizë muri dhe më pas e prekni me monedhë", tha altoparlanti inteligjent.
Amazon tha se e rregulloi gabimin sapo kompania u bë e vetëdijshme për të.
Aktiviteti i rrezikshëm, i njohur si "sfida e qindarkës", filloi të qarkullonte në TikTok dhe faqet e tjera të internetit të mediave sociale rreth një vit më parë.
Shumë metale përcjellin rrymën elektrike dhe futja e tyre në prizat elektrike të ndezura mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarre dhe dëmtime të tjera. /Telegrafi/


