Please enter at least 3 characters.

Alex viziton Jenniferin gjatë xhirimeve (Foto)

2017/05/alex-jennifer-1-e1495478313309.jpg

Alex Rodriguez i ka bërë një vizitë të dashurës së tij, Jennifer Lopez, për “Shades of Blue”.

47-vjeçarja ishte duke xhiruar skena të reja këtë fundjavë në New York, dhe Alex 41 vjeçar ndaloi për ta parë pak dashurinë e jetës së tij.

Duket se këngëtarja u emocionua kur pa të dashurin, madje kanë bërë edhe një fotografi bashkë në të cilën shihen të lumtur krah njëri-tjetrit.

Jennifer Lopez ka kohë që është në relacion romantik me Alex Rodriguez pas ndarjes nga Marc Anthony.