Please enter at least 3 characters.

Alec Baldwin reagon publikisht ndaj fotografisë provokuese të vajzës së tij, manekines Ireland Baldwin

2018/08/AlecIreland-2-e1534763093346.jpg
143:"attend the New York premiere of Mission: Impossible - Rogue Nation at the AMC Lincoln Square in Times Square on July 27, 2015 in New York City.
19:"Dimitrios Kambouris

Vajza e aktorit Alec Baldwin, Ireland, ka publikuar një fotografi tejet provokuese në rrjetet sociale, aq sa e ka detyruar babanë e saj që ta komentojë.

Manekinia e njohur është shfaqur mbi një motoçikletë, e veshur vetëm me bikini dhe një palë çizme, duke ekspozuar shumë nga trupi dhe duke nxitur imagjinatën e gjinisë së fortë.

Ndërkohë që babai i saj, aktori 60-vjeçar, ia ka bërë të qartë publikisht se nuk i pëlqen aspak ajo që ka bërë vajza e tij.

“Jo. Vetëm... jo!”, është komenti që Baldwin ia ka shkruar vajzës së tij 22-vjeçare.

Pas kësaj, gjithë vëmendjen e ndjekësve të modeles e ka marrë pikërisht komenti i babait të saj. Disa prej fansave kanë reaguar duke qeshur, ndërsa të tjerët e kanë mbështetur veprimin e tij.

Alec dhe Ireland Baldwin (Foto: Getty Images)

Ireland është vajza e Alec nga lidhja e tij me aktoren hollivudiane, Kim Basinger.

Dy yjet e njohura të ekranit ishin njohur në vitin 1990, ndërsa kanë qenë të martuar deri në vitin 2002. Ireland kishte lindur në vitin 1995.

Alec Baldwin dhe Kim Basinger (Foto: Getty Images)

Nga viti 2012, Baldwin është i martuar me instruktoren e jogës, Hilaria Thomas, me të cilën ka katër fëmijë. /Telegrafi/