Please enter at least 3 characters.

Alec Baldwin dhe Kelsey Grammer bashkojnë forcat në komedinë e re

2020/11/aleckelseay.jpg

Dy legjendat e aktrimit, Alec Baldwin dhe Kelsey Grammer, i kanë bashkuar forcat për komedinë e re që do të shfaqet në ABC.

Ngjarja flet për tre meshkuj, të cilët kanë qenë bashkëbanues në moshë të re, derisa egoja i ka ndarë.

Disa dekada më vonë, treshja bashkohet sërish. Baldwin dhe Grammer do të luajnë dy prej miqve, ndërsa emri i aktorit të tretë akoma nuk është bërë i ditur.

Alec Baldwin në rolin e presidentit Donald Trump (Foto: Instagram/alecbaldwininsta)

Transmetuesi ABC është duke e përgatitur serialin për sezonin 2021/2022.

Baldwin ka qenë pjesëtar i rregullt i "Saturday Night Live", ku e portretizonte presidentin amerikan, Donald Trump, derisa Grammer së fundmi ka luajtur në një episod të komedisë "Carol's Second Act". /Telegrafi/