Aleanca e fshehtë, SHBA- Izrael-Palestinë (Video)
Sipas informacioneve të këtij televizioni, të cilat i sjell Telegrafi, SHBA-të kanë kërcënuar autoritetet palestineze me bashkëpunim me ‘terroristët e Hamasit’, në rast se nuk veprojnë sipas urdhrave të tyre.
Autoritetet izraelite dhe palestineze kishin arritur një marrëveshje, e cila ndalonte publikimin e raportit Goldstone, rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë luftës në Gaza në vitin 2009.
“Kanalet e spiunimit” zbulojnë lojërat politike të Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Palestinës.
UNESCO në vitin 2011 pranoi shtetin palestinez me të drejta të plota, ndërsa presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, kërkoi nga Kombet e Bashkuara ta njohin vendin e tij si shtet të pavarur, transmeton Telegrafi.
Dokumentet e inteligjencës tregojnë se amerikanët dhe izraelitët kanë luftuar kundër kësaj politike, në nivelin më të lartë.
Sipas informacionit të vitit 2012, Shtëpia e Bardhë i bëri një thirrje të fshehtë telefonike liderit palestinez, Abbas.
Presidenti amerikan, Barack Obama e kishte kërcënuar Abbasin me sanksione nëse zyrtarizohet kërkesa e Palestinës për njohje në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Por SHBA-të, gjersa bënin presion mbi autoritetin palestinez, në të njëjtën kohë u përpoqën që të kontaktojnë Hamasin, krahun luftarak palestinez që amerikanët e konsiderojnë organizatë terroriste.
Dokumentet sekrete tregojnë se inteligjenca amerikane, (CIA), u kërkoi ndihmë kolegëve të Afrikës së Jugut për kontakt me Hamasin, transmeton Telegrafi.
"CIA është e etur të kontaktojë me Hamasin në Gaza", tha një pjesëtar i inteligjencës së Afrikës së Jugut.
Ndërkohë, kreu i shërbimeve të inteligjencës të Afrikës së Jugut në vitin 2009 mori një telefonatë nga kreu i shërbimi sekret izraelit, Mossad, Meir Dagan.
Ata ishin të tronditur nga shkeljet protokollare dhe urdhëruan stafin e tyre që të verifikojnë numrin e telefonit, por më pas erdhi takimi mes liderëve të Mossadit dhe homologëve afrikano-jugor.
Mossad kërkonte nga Afrika e Jugut që të votonte kundër raportit Goldstone, i cili bazohet në misionin faktmbledhës të OKB-së pas luftës së vitit 2009 në Gaza.
Misioni u udhëhoq nga gjyqtar i shquar i Afrikës së Jugut, Richard Goldstone.
Sipas raportit, Izraeli ka kryer një numër krimesh lufte në rripin e Gazë dhe kishte bazë për ngritje të akuzave për gjenocid ndaj popullit palestinez.
Mossad pohoi se lideri palestinez Abass, fshehurazi ka mbështetur qëndrimin izraelit, duke shpresuar se Afrika e Jugut do të votojnë kundër raportit.
Kreu i Mossadit pretendon se Abbasi besonte se nëse mbështetet raporti Goldstone, atëherë kjo do të "shkonte në favor të rivalit të tij, Hamasit".
Dokumentet tregojnë se SHBA-ja, Izraeli dhe Palestina formuan një aleancë të fshehtë, që publiku kurrë nuk do ta kishte pranuar. /Telegrafi/


