Please enter at least 3 characters.

Alberita Preni dhe GT publikojnë këngën e re "Marre"

2018/02/gta.jpg

Këngëtarja Alberita Preni dhe rap-artisti GT kanë sjellë për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

"Marre" titullohet kënga e re, e cila është ritmike dhe është punuar nga Irkenc Hyka.

Vargjet e tekstit janë shkruar nga Petro Xhori dhe GT.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit PinkMoon Creative.

"Marre" vjen me një klip mjaft interesant, i cili sjell një atmosferë dimërore dhe përshtatet mjaft mirë me këngën.

Bashkëpunimi në fjalë, duket të jetë një sukses i radhës për dy këngëtarët e rinj të estradës. /Telegrafi/