Please enter at least 3 characters.

Albani i dërgon “Tingujt e Ditarit” edhe në Tetovë

2016/01/albani-sk-euml-nderaj-hap-koncertin-e-jessie-j_hd.jpg

Alban Skenderaj ka paralajmëruar se koncertin e tij recital, “Tingujt E Ditarit Tim”, do ta dërgojë edhe në Tetovë.

Këngëtari tashmë ka organizuar koncerte në Shqipëri (Tiranë) dhe Kosovë (Gjakovë dhe Prishtinë).

Por ai ka vendosur që në koncertet e radhës të dalë edhe në trojet tjera shqipfolëse, me Tetovën si destinacion të radhës.

Albani ka postuar një foto në rrjetet sociale, me paralajmërimin për organizim të koncertit në qytetin e Maqedonisë. /Telegrafi/