Please enter at least 3 characters.

Al Nassr nuk fitoi ndaj Abha, por një prej golave të tyre erdhi nga një aksion prefekt mes Ronaldos dhe Brozovic

2023/10/Screenshot_25.jpg

Al Nassr ka barazuar ndaj Abha me rezultat 2-2 në xhiron e nëntë të kampionatit saudit.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e tretë me anë të Otavios, dhe golit i parapriu një aksion madhështor.

Cristiano Ronaldo e priti topin me shpinë me portën kundërshtare dhe nga një situatë e tillë luajti me thembër për Marcelo Brozovicin.

Përfaqësuesi kroat u fut në zonën e penalltisë së Abhas, u kthye, mashtroi portierin dhe asistoi te Otavio që shënoi.

https://twitter.com/totalcristiano/status/1710309865829155292

Anderson Talisca rriti epërsinë në 2-0 në minutën e 28-të, por mysafirët pastaj barazuan me golat e Saad Bguir  dhe Toko Ekambit./Telegrafi/