Please enter at least 3 characters.

Al Hilal rikthehet për Lukakun, pas dështimit të Interit në ofertën e parë

2023/07/lukaku.jpeg

Al-Hilal nuk e kanë hequr dorë nga interesimi për sulmuesin e Chelseat, Romelu Lukaku.

Klubi nga Saudi Pro League ishte në bisedime me belgun muajin e kaluar, por sulmuesi insistoi në atë kohë që dëshironte të qëndronte në Evropë.

Megjithatë, Al-Hilal nuk po heq dorë nga bindja e Lukakut për një lëvizje në Lindjen e Mesme.

Mbetet shpresa se Lukaku mund të bindet, sipas asaj që raporton Evening Standard.

Interi tashmë ka dështuar me një ofertë prej 30 milionë eurosh për belgun ditët e fundit, ndërsa Chelsea u ka bërë të ditur çmimin Nerazzurëve.

Klubi londinez po kërkon mbi 40 milionë euro, shumë kjo që aktualisht është e pa përballueshme për ekipin italian.

andaj, Al-Hilal po shpreson që Lukaku të bindet nga një ofertë e tyre e re dhe të kompletojë kalimin atje. /Telegrafi/